main-bg

MBAHET TRAJNIMI PËR ANËTARËT E 38 KOMISIONEVE KOMUNALE TË ZGJEDHJEVE

Në kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përmbushjen e detyrave të parapara me ligj. Në këtë drejtim, është mbajtur trajnimi për Anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi janë shtjelluar tema të shumta që kanë të bëjnë me detyrat e këtyre anëtarëve gjatë periudha të ndryshme të procesit zgjedhor. “Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të KKZ-ve gjatë mandatit të tyre në KQZ”; “Roli i anëtarëve të KKZ-ve gjatë periudhës së shërbimit votues”; “Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të KKZ-ve gjatë procesit të pranim-dorëzimit të materialeve zgjedhore nga Këshillat e Vendvotimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Ditën e Zgjedhjeve”, ishin disa prej temave kryesore në këtë trajnim. 


Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) sipas rregullativës ligjore në fuqi është organ përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të komunës.