main-bg

KQZ-ja publikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në fillim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe publikoi Rezultatet Përfundimtare të Raundit te Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit). Kryetarja e KQZ-së, bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka ankesa që ndikojnë në këto rezultate. 

Rezultatet Përfundimtare janë si në vijim:

Rezultatet e përgjithshme 

Statistikat e përgjithshme  

Rezultatet sipas vendvotimit  

Statistikat sipas vendvotimit  

Rezultatet e votave me kusht sipas dengut  

Pas miratimit të këtyre rezultateve, kryetarja e KQZ-së, znj. Daka njoftoi se fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në PZAP lidhur me këto rezultate.