main-bg

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 është: 3 mijë 843 votues, apo 7.31%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc).

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është: 3 mijë e 843 votues, apo 7.31%.  


Deri në të njëjtën kohë, në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 7.63% e qytetarëve me të drejtë vote. 


Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht. 


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo Vendvotim, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare: http://rezultatet.kqz-ks.org/

_______________________________________________________________________________________________

Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në Selinë e KQZ-së, dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.