main-bg

Hapen me kohë të gjitha Vendvotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit) për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të kësaj komune.

Fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha Vendvotimet sipas planifikimeve me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja. 


Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha Vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë. 


Lista Përfundimtare e Votuesve e Certifikuar nga KQZ-ja përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 Qendra Votimi me gjithsejtë 72 Vendvotime.

_________________________________

Në orën 11:30 Komisioni Qendor i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00.

Vendi: Selia e KQZ-së