main-bg

Anëtaret e KQZ-së

Adnan Rrustemi

Anëtar i KQZ-së/ VV

Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi, lindi më  në 27/04/1982 në Rufc i Vjetër (komuna e Lipjanit). Në periudhën prej viteve 01/10/2001 - 07/07/2004, ka studiuar në Fakulteti Filozofik - Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike. Në periudhën  01/09/2004 - 01/09/2007, ka punuar arsimtar, dhe ka ligjëruar Edukatën Qytetare në Lipjan. Nga viti 2009, deri në gusht të vitit 2013, ka punuar Koordinator i Shërbimit Votues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Adnan Rrustemi, ka ndjekur disa kurse trajnimi dhe seminare: Programi i Shkollës për Studimin e Politikës ( Demokracia, Qeverisja dhe Komunikimi Politik), Universiteti Veror për Demokraci i Këshillit të Europës, Programi ”BRIDGE” (Building Resources in Democracy, Governance and Elections), Master Klasën për fuqizimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), (Lobim, Vigjilencë mjedisore, Ëatchdoging, Pjesëmarrje Publike, Advokaci), Trajnim për Trajner – Afrësitë trajnuese -  Programi i Advokimit (Mobilizimi i Komunitetit dhe Ndërtimi i Koalicioneve, Marrëdhëniet me  Publikun,  Metodat e Hulumtimeve, Planifikimi Strategjik dhe Ngritja e Fondeve), Programi i Lidershipit (Lidership, Komunikimi Efektiv, Dizajnimi i Politikave Publike, Hartimi i Projekt Propozimeve), Pedagogjia e Edukimit Gjatë Gjithë Jetës, Metodat e Mësimdhënies, MS Project etj.

Adnan Rrustemi, ndjek studimet për Master: Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal.

Fletë këto gjuhë: shqip dhe anglisht.

Aftësit në kompjuter:  Microsoft Word, Excel, PowerPoint dhe Internet Explorer.

E-mail: adirrustemi@gmail.com; adnanrrustemi@hotmail.com